Tusk: Anëtarësimi në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të jetë mjaft i vështirë

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, thotë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE) për Maqedoninë dhe Shqipërinë do të jetë mjaft i vështirë.

Tusk është nisur në një vizitë të gjatë në Ballkanin Perëndimor, ku do të kërkojë më shumë punë në sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas tij, 28 vendet e BE-së duhet të marrin vendim unanim për secilin shtet për t’u bashkuar në bllok.

Përndryshe, BE-ja dhe liderët ballkanik do të takohen në Bullgari, më 17 maj.