Tridhjetë vjeçari nga Maqedonia mbytet në Dubrovnik


Trupi i shtetasit 30-të vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pasdite është nxjerrë nga deti në Dubrovnik. Siç njofton HINA, në rrjedhë është kontrolli në vend dhe konfirmohen rrethanat për vdekjen e burrit.

Policia e Dubrovnikut ka kumtuar se  diçka para orës 13:00 nga Deti  Adriatik në rajonin e Boninovës në Dubrovnik është nxjerrë trupi i burrit,  i cili është identifikuar si shtetas 30-të vjeçar i Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëndrim të përhershëm në Dubrovnik.

Portalet lokale publikojnë se policia pak para  orës 13:00 është thirrur nga qytetarët  të cilët kanë parë se dikush po mbytet  në det. Ka intervenuar ndihma e shpejtë dhe policia me anije.

Të dhënat jozyrtare  thonë se burri ka rënë në det  prej ku nuk ka mundur të dalë. Prejse është  nxjerrë nga ujërat  ende ka dhënë shenja jete, ndërsa pastaj ka vdekur.