Treshja Junker, Mogherini dhe Hahn sot në Shkup


Në Maqedoni nesër në ditë fundjave do të mbërrijë treshja e lartë evropiane Presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, i shoqëruar nga përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme në BE, Federika Mogherini dhe eurokomisari për zgjerim, Johanes Han.

Vizitat lidhen me procesin integrues të rajonit, reformat që burojnë nga strategjia për zgjerim si dhe dialogu mes partive politike në Maqedoni për temat e rëndësishme të këtyre proceseve.

Presidenti i komisionit europian Zhan Klod Junker turneun e tij ballkanik do ta nisë sot me vizitën në Maqedoni, ndërsa deri më 1 marsai do t’i vizitojë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Junkerin do ta shoqërojnë përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme në BE, Federika Mogerini dhe komisari për zgjerim, Johanes Han.Gjatë vizitës në Shkup derimë tani janë konfirmuar takimet me kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Gjorgje Ivanov, por nuk përjashtohen edhe takime të tjera.

Po sot në Shkup pritet të arrijnë edhe tre Eurodeputetët Ivo Vajgëll, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan, në kuadër të procesit Zhan Mone.

Ky format i takimeve mes Parlamentit evropian dhe liderëve politik të Maqedonisë u inicua nga fundi i vitit të kaluar, dhe ka për qëllim ta ndihmojë dialogun politik larg syve të opinionit.