Tre kushtet e presidentit grek për emrin


Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka thënë tre kushtet për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, përcjell Aktuale.

Sipas tij përpos ndryshimit kushtetues dhe emër që nuk do të reflektojë iredentizëm , do të duhet që të sigurohen tre garanca: ‘jo’ për ndryshim të kufijëve, ‘jo’ për bashkësi etnike jashta kufijëve dhe ‘jo’ për gjuhë që do të insistonte për të drejta jashta kufijëve.