“TNT”, PPS paraqiti dëshmitë materiale


Prokurorët e speciales lexuan dëshmitë materiale të propozuara nga PPS për rastin “TNT”, që ka të bëjë me rrëzimin e objektit ndërtimor “Kosmos”, ku të akuzuar kryesorë janë ish kryeministri, Nikolla Gruevski, dhe ish ministri i transportit, Mile Janakisvski.
I akuzuari, Mile Janakieski, i dorëzoi Gjykatës një kërkesë për të vërtetuar autencitetin e materialeve që rrjedhin nga bisedat telefonike.
Mbrojtja propozoi që Gjykata të kontrollojë dhe PPS të informojë palën tjetër në procedurë nëse provat e paraqitura janë të vërteta.
Por, nga prokuroria thanë se të gjitha dëshmitë janë të sakta dhe origjinale.
Megjithatë, avokatët i kërkuan Gjykatës t’i lejonte ata të shqyrtonin provat, për të dhënë pëlqimin se cili prej tyre do të lexohej, për shkak se PPS kishte dorëzuar mbi njëqind dëshmi shtesë prej atyre që mbrojtja mori.
Ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i transportit dhe komunikacioneve, Mile Janakieski, dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, janë midis të akuzuarve për prishjen e Kozmosit.
Sipas aktakuzës së PPS-së të pandehurit në vitin 2011 kryen një vepër kriminale të urrejtjes politike, duke shkatërruar kompleksin e Kosmosit të Fijat Canoskit./RTM