“TNT” e anuloi marrjen në pyetje të Rustemit për rastin “Reket”


Dëshmia e prokurorit Burim Rustemi nga PSP-ja për rastin “Reket” në PTHP është anuluar për nesër për shkak të seancës së sotme për lëndën “TNT” ku ai e ka përfaqësuar aktakuzën.

Rustemi për MIA-n  konfirmoi se prononcimi për “Reket” në vend të ditës së sotme do ta japë nesër në orën 12:30 minuta.

Në Prokurorinë  për Krim të Organizuar nga fillimi i javës deklarata për rastin kanë dhënë prokuroret speciale Lile Stefanova dhe Elizabeta Josifovska.

Prokurorja Lile Stefanova së bashku me shefen e saj Katica Janeva janë përmendur në bisedimet dhe videot e incizuara që i publikoi edicioni i gazetës italiane “La Verita”, lidhur me rastet “Reket” dhe “Perandoria”.

Nga PP tani për tani nuk zbulojnë nëse dhe kur do të thirret edhe Janeva.