“Titanik” shtyhet për më 8 mars për shkak të mungesës së Janakieskit


Seanca për rastin për parregullsitë zgjedhore “Titanik” që duhet të mbahej sot në Gjykatën Penale është shtyrë për më 8 mars për shkak të mospranisë të Mile Janakieskit, që është njëri prej të akuzuarve.

Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve nuk ka mundur që të vijë sepse ka qenë në seancën për lëndën “Dhunë në komunën e Qendrës” ku gjithashtu është i akuzuar.

Në “Titanik”, përveç Janakieskit, akuzohet edhe  ish kryeministrin Nikolla Gruevski i cili u arratis në Hungari dhe po gjykohet në mungesë, si dhe Kirill Bozhinovski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleskoviq dhe Lenka Rasjakovska.

Ata janë të akuzuar për  bashkëpunim kriminal, shkeljen e të drejtës së votës, shkeljen e të drejtës së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.