“Titanik”, Apeli shqyrton nëse “bombat” do përdoren si dëshmi


Në Gjykatën e Apelit do të mbahet seancë publike ku do të diskutohet nëse materialet e përgjimit do të mund të përdoren si dëshmi në procedurë penale për lëndën ”Titanik”.

“Titanik” është lëndë e Prokurorisë Speciale Publike ku 20 persona akuzohen për manipulime zgjedhore. I akuzuari i parë në këtë lëndë është ish kryeministri dhe kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, mes të akuzuarve tjerë janë edhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, Ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, ish shefi i kabinetit qeveritar Martin Protugjer dhe ish sekretari gjeneral i qeverisë Kiril Bozhinovski.

Gjykata e Apelit tashmë si dëshmi “bombat” i ka pranuar në rastin “Tortuara” ku i dyshuar i parë është ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov.