“Titanik 2”, dëgjohen bisedat mes Thaçit dhe Mijallkovit


Në seancën e sotme u dëgjuan dy “bomba” nga bisedat e përgjuara, në të cilat dëgjohet se si ish drejtori i DSK-së, Mijalov, bisedon me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçin, dhe i thotë se anëtari i PDSH-së në KSHZ të votojë kundër vendvotimit 1727 në Strumicë.

Në incizimin e dytë dëgjohet se si Menfuh Thaçi i paraqitet anëtarit të KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, dhe i thotë dhe i thotë të votojë kundër për Strumicën sepse ashtu është marr vesh, konkretisht VMRO-DPMNE të votojë në Çair.

Gjykimi për rastin “Titanik 2”, ku të akuzuar kryesor janë i drejtori i DSK-së, Sasho Miajllkov, dhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, do të vazhdojë më 27 gusht. Në seancën e radhës do duhet të dëgjohet dëshmia e Boris Kondarko, Violeta Duma, Subhi jakupi dhe Vasil Krstev./Alsat