Timonie: Rasti “Reket” duhet urgjentisht të zbardhet


Rasti “Reket” meriton reagim urgjent të kompetentëve dhe jam i sigurt se do të shohim progres, tha ambasadori francez në vend Kristian Timonie në intervistë për TV 24.

“Duhet të ndërmerren të gjitha procedurat e nevojshme sa më shpejtë, të shihet se po bëhet hetim i besueshëm i cili nuk bën distinksion për atë se sa janë të larta pozicionet e të përfshirëve dhe cilat janë funksionet e tyre, dhe i cili do të tregojë se koha e mosndëshkimit ka përfunduar”, deklaroi Timonie.

Vlerëson se të gjithë duhet të angazhohen që ky rast të ketë përfundim gjyqësor dhe shfaqi shpresë se kompetentët punojnë në hetimin dhe në grumbullimin e dëshmive.

Timonie thekson se nevojitet punë konkrete dhe beson se do të ketë progres.

Në kontekst të pritjes së vendimit për fillimin e negociatave me BE-në në tetor, ambasadori francez vlerëson se pozicioni i vendit tani është më pak i fuqishëm për shkak të ngjarjeve rreth rastit “Reket” dhe pamundësisë që të arrihet marrëveshje për ligjin për PP-në.

Gjendja e tanishme, sipas tij, paraqet një lloj ushtrimi në dimensione reale në të cilën pushteti dhe opozita duhet të përgjigjen në mënyrë adekuate.