Thaçi dhe Vuçiq do të takohen nesër në Bruksel


Nesër në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të zhvillojnë nesër takimin e radhës të ndërmjetësuar nga Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, njofton Klan Kosova.

“Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë dhe nënkryetarja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini do të jetë nikoqire më 8 nëntor në Bruksel, e takimit të dialogut të ndërmjetësuar në mes të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi”, thuhet në njoftimin e BE-së.

“Në këtë takim, të dy liderët pritet që të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për intensifikim të punës për arritjen e marrëveshjes ligjërisht obligative për normalizim gjithëpërfshirës, i cili është vendimtar për perspektivën në rrugën evropiane”.