Tetovë, burri rrah me grushta gruan dhe babain e gruas


Dje në ora 20.00, në Stacionin policor Tetovë, tridhjetë e dy vjeçarja Z.R. nga fshati Pallaticë, e cila jeton në Tetovë, ka paraqitur dhunë familjare, të cilën e ka kryer ndaj saj, bashkëshorti I saj me të cilin nuk kanë kurorë, dyzet e gjashtë vjeçari I.A. nga Tetova.

Ai gjatë një zënke verbale familjare, e ka sulmuar fizikisht me shuplaka, grushta dhe shqelma, në presence të fëmijve minorenë, edhe atë dy herë në ora 14.00 dhe në ora 15 e  30 minuta, më vonë në shtëpinë e tyre ka ardhur edhe babai I saj Z.R. nga Fshati Pallaticë, I cili ka dashur të kuptoj ku qëndron problem,i lidhur me dhunën e kryer, ku edhe atë e ka sulmuar fizikisht me kokë në fytyrë, duke vazhduar me grushta dhe shqelma nëpër të gjith trupin, dy të sulmuarit ndihmë mjeksore kanë kërkuar në Spitalin klinik të Tetovës, ku babai Z.R. për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar për shërim në Qendrën urgjente në Shkup.

Personi I.A. është vetëparaqitur në Stacionin policor Tetovë, lidhur me dhunën familjare, ku ndaj tij me konsultim me Prokurorin publik, nga Prokuroria themelore publike Tetovë,  do të pasojnë edhe padi adekuate.