Tetova me bereqet, lindin 3 fëmijë natën e Vitit të Ri


Viti 2018 në Tetovë ka nisur me bereqet. Natën e Vitit të ri kanë lindur 3 fëmijë i pari ka qenë djalë.

Siç mëson “TetovaSot” të gjithë fëmijët kanë lindur shëndosh e mirë. Djali i parë që ka lindur ka peshuar 4.50 kg.

Më pas ka lindur një vajzë dhe në fund një djalë tjetër.

Rreth orës 5 e 50 të mëngjesit ka lindur fëmija i parë për vitin 2018 në Gostivar.

Është e nacionalitetit shqiptar dhe prindit do ta quajnë Diara.

Foshnja ka lindur shëndoshë e mirë, kurse lindjen e foshnjës e ka kaluar mirë edhe e ëma. Foshnja ka lindur 3.750 gramë dhe me gjatësi 54 centimetra.