Të premten në Pogradec mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive Rama-Zaev


Ditën e nesërme qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në qytetin e Pogradecit.
Mbledhja mes qeverisë Rama dhe asaj të kryesuar nga Zaev do të zhvillohej në vjeshtë të këtij viti por u shty për në datën 15 dhjetor. Ky takim vjen fill pas takimit në Korçë mes dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Axhenda e mbledhjes së dy qeverive shqiptare e maqedonase ende nuk është publikuar, por pritet që takimi të ketë më shumë një dimension simbolik sesa një rezultat produktiv në fushën e ekonomisë apo relatave socio- ekonomike.