Të gjitha mundësitë janë të hapura për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë


Burime qeveritare të agjencisë së lajmeve AIM bëjnë të ditur se për zgjidhjen e çështjes së emrit, janë të hapura të gjitha mundësitë e ofruara.

Këto burime thonë se asnjë emër nga të propozuarit nuk është i favorizuar, dhe se ende janë duke u zhvilluar bisedime.

Në ditët në vijim pritet të caktohet data e takimit të dy kryeministrave Zaev e Tsipras, ashtu siç deklaruar dy ministrat e Punëve të Jashtme, Dimitrov e Kotzias.

Më herët u shpekulua në media se “Maqedonia Veriore” është propozimi i pranuar nga të dyja palët, mirëpo si edhe herat tjera, nuk ka ndonjë konfirmim nga palët e përfshira.