Të enjten takim i ri Dimitrov-Koxias në Ohër


Më 12 prill do të mbahet një takim i ri dypalësh midis ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias në Ohër për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjen për emrin.

Më parë, Dimitrov dhe Koxias zhvilluan një takim në Vjenë te Austrisë, pas së cilës kryeministri Zoran Zaev tha se ishte optimist dhe vlerësoi se kishte një lëvizje përpara.