Të drejtat e shqiptarëve, temë e pyetjeve të deputetëve


Qeveria nesër do të vendosë për draft-amendamentet mbi ndryshimet kushtetuese. Para se të adresohen në Kuvend, propozimet do të shqyrtohen bashkë me 8 deputetët e larguar nga VMRO-DPMNE-ja të cilët kërkesat e tyre për garanci kushtetuese për gjuhën, identitetin dhe trashëgiminë historike i kërkojnë të përfshihen në një Nen të veçantë kushtetues. Megjithatë Qeveria pretendon se Kushtetua garanton një gjë të tillë, por nuk mohon mundësinë që kërkesat e deputetëve opozitar të inkorporohen në Nenin ekzistues të Kushtetutës, në formë dispozite.

Do të garantohet mbi faktin që duke e ditur se kush janë tre elementet që e përbëjnë çdo popull: kultura, trashëgimia historike dhe gjuha, është e qartë, ne për momentin kemi dispozita që i përkasin gjuhës, do të shtohet dispozita që do të garantojë trashëgiminë historike dhe kulturore të popullit maqedonas” – u shpreh Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë

Organi ekzekutiv pret që propozimet të përmirësohen me amendamente nga partitë tjera parlamentare. Paralelisht me procedurën për ndryshime kushtetuese do të diskutohet edhe për formimin e Komisionit për pajtim kombëtarë dhe parimet mbi të cilat do të funksionojë ky trup parlamentar. Deskoska rikujton qëndrimin e kryeministrit Zoran Zaev se komisioni nuk ka për qëllim amnistinë për ngjarjet e 27 prillin.

Kryeministri ka theksuar se amnisti për ngjarjet e 27 prillit nuk guxon të ketë dhe mendoj se ky qëndrim duhet mbështetur. Kemi të bëjmë me akte dhune ku shumë njerëz kanë humbur gjak. Ato skena të dhunshme përveç traumave personale kanë lënë edhe trauma kolektive në shoqëri” – tha Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë

Ndryshimet parashikojnë përshtatjen e Kushtetutës në përputhje me marrëveshjen e Prespës. Aty ku shkruan Republika e Maqedonisë shtohet “së Veriut”, forcohen vendimet e KAÇKM-së, definohet pacenueshmëria dhe sovraniteti i Maqedonisë si dhe obligimet e shtetit për kujdesin ndaj diasporës./Lajm