Taravari sfidon Bejtën: Dil e shkojmë në zgjedhje


Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka kërkuar që të shkojnë në zgjedhje për Gostivarin, pas bllokadave që po i bën BDI me këshilltarët e saj të udhëhequr nga Nevzat Bejta.

“Bejta nga hidhërimi se humbi, çmos po bën për të bllokuar punën tonë për Gostivarin dhe ndryshimin që duhet të vjen. Unë i sfidoj dhe i them hajde të shkojmë në zgjedhje dhe të pastrojmë
dilemat”, ka theksuar Taravari nga tubimi me mërgimtarët mbrëmë në Zvicër.

Ai ka theksuar se me këtë bllokadë, sipas ligjit, duhet urgjentisht të mbahen zgjedhjet për këshilltarë komunal, me qëllim të formimit të një maxhorance stabile dhe jo bllokuese për Gostivarin.