Taravari nuk njeh kryetarin e Këshillit komunal në Gostivar


Kreu i komunës së Gostivarit Arben Taravari konteston emërimin e kryetarit të këshillit të komunës, pretendon vetë kryetari i zgjedhur i këshillit të komunës, Nasir Musliu.

Edhe pse Musliu është zgjedhur me 16 vota “për” dhe dy të përmbajtur, sipas Musliut, Taravari refuzon ta publikoi vendimin e këshillit në fletoren zyrtare, në afatin e paraparë prej shtatë ditësh.

Më datë 17 nëntor, në seancën konstituive të këshillit, pavarësisht gjitha obstruksioneve nga udhëheqësia aktuale e komunës, me shumicë votash edhe atë 16 “pro” dhe dy të përmbajtur u zgjodh kryesuesi i këshillit komunal.

Kryetari përpos që nuk respektoi vullnetin e qytetarëve nuk respektoi as votën e shumicës së këshilltarëve, ai nuk respektoi as ligjet në fuqi që pas afatit ligjor prej shtatë ditësh nga mbajtja e mbledhjes konstruktive me vonesë prej 17 ditësh, e sjell këtë aktvendim, ku konteston përzgjedhjen e kryetarit nga shumica e këshilltarëve të komunës së Gostivarit – u shpreh Nasir Musliu, kryetar i zgjedhur i këshillit komunal të Gostivarit.

Nëpërmjet një reagimi, nga Komuna e Gostivarit arsyetohen me atë se procedura e përzgjedhjes nuk i ka respektuar të gjitha kriteret e nevojshme administrative.

“Në kundërshtim me rregulloren e punës ndërsa në kontekst të nenit 65, paragrafi 2, nuk është siguruar përkthim, që të mund të pranishmit në seancë ta ndjekin prononcimin.

rocesverbali origjinal për punën e seancës së këshillit, nëpërmjet proces verbalistit dhe verifikuesve të procesverbalit, nuk është i njëjtë për nga përmbajtja me procesverbalin e hartuar nga shërbimet”, njofton Alsat M.

Seanca konstituive e Komunës së Gostivarit është bërë më 17 nëntor. Në të kanë munguar 13 këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët, të cilët kërkuan pak pushim dhe u kthyen më në seancë.