Taravari akuza të rënda Zaevit. Ja përse janë marrë vesh me VMRO-në


Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari vijon “sulmet” e tij në adresë të kryeministrit Zoran Zaev.  Pas vendimit që opozita maqedonase VMRO – DPMNE ti kthehet punës së Kuvendit, i menjëhershim ishte reagimi i zyrtarit të parë të Gostivarit, Taravari. Sipas tij, Aleanca për Shqiptarët ka ndihmuar në mposhtjen e regjimit por prapseprap politikanët e dyshuar për krim akoma gëzojnë lirin.

“Sedi a mund të besoj dikush në shtetin e së drejtës, kur Boban Ilici është i lirë, njeriu i cili para kamerave e shkeli një fëmijë dhe prindërit e tij. Nuk e di a mund të quhet shtet i së drejtës kur një ish-kryeministër, të cilin të gjithë e kemi dëgjuar se cfarë keqpërdorime ka bërë sot është I lirë. Sedi a mund të quhet shtet i së drejtës kur një njeri që e shpëtoi Ziadin Selën është në burg, kurse Boban Ilici është në liri. Mukovski, Cavkovi, unë ju garantoj se është marrëveshje mes VMRO dhe LSDM-së dhe se ata do të lirohen. Kjo është dramë, kjo gjyqësi është e turpshme dhe skandaloze”, është shprehur Taravari.

Ai është shprehur se, Aleanca për Shqiptarët kanë dhënë një kontribut të cmueshëm një zgjedhjet e kryetarit të Parlamentiti, kuadër shqiptar, si dhe në përgatitijen e ligjit për gjuhët, i cili avanson përdorimin e shqipes.

Taravari ka shprehur kritika për kryeministrin, Zoran Zaev, i cili sipas tij është transformuar nga ai që pretendonte para zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë.