Takohen Zaev dhe Ahmeti në Qeveri


 Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbahet takimi midis kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti, në të cilin duhet të bëhet fjalë për ndryshimet e paralajmëruara në Qeveri.

Kryeministri sot paralajmëroi se si partnerë të koalicionit do të bisedojnë për ndryshime kadrovike në pushtetin ekzekutiv.

“Edhe pse simbolika vjen nga fjala “fshesë”, megjithatë, bëhet fjalë për profesionistë. Flasim për arrogancë, për mosrealizimin e  pritjeve nga institucione të caktuara dhe flasim për pamundësinë që të realizohen objektivat që kanë pritur qytetarët. Pra flasim për personalitete, nuk flasim për anëtarë të partive politike apo profesionistëve që janë në qeveri. Ata që kanë treguar dobësi të këtij karakteri, ia vlen që të zëvendësohen me njerëz të tjerë, tha Zaevi sot  pas debatit mbi draft tekstin e Strategjisë kombëtare për zhvillimin e një shoqërie të vetme dhe multikulturalizmit.