Takohen grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së


Koordinatorët e grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së gjatë ditës së sotme do të mbajnë takim në të cilën do të bisedohet për funksionimin e mëtutjeshëm të Kuvendit. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në koordinim ka vendosur që në periudhën e ardhshme t’i defino hapat për veprim të mëtutjeshëm.
“Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së e përsëriti përkrahjen për kolegët e tyre dhe qytetarët që janë arrestuar për shkak ngjarjeve të 27 prillit, duke riafirmuar qëndrimet se e drejta nuk duhet të shkelet vetëm për përndjekje politike. Përgjegjësia e pushtetit, gjegjësisht shumicës së LSDM-së është që të siguroj funksionim normal të Kuvendit. VMRO-DPMNE vlerëson se Maqedonia mund të ec para vetëm nëse shtëpia ligjvënëse funksionon në një atmosferë demokratike ku do të krijohen kushte për pjesëmarrje të opozitës dhe participimin e saj në sjelljen e ligjeve”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, transmeton SHENJA.