Takimi Thaçi – Vuçiq pritet të fillojë në ora 15:00


Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq, janë duke qëndruar në Bruksel, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Takimi i tyre mësohet se do të fillojë nga ora 15:00, ndërkaq pritet të diskutohet për Energjinë dhe Asociacioni.

Thaçi para disa ditësh, ka thënë se një nga temat që do të diskutohen në këtë takim është edhe demarkacioni me Serbinë.

Në këtë format Thaçi dhe Vuçiq po takohen që dy herë brenda një viti teksa pritet të Vuçiq fillimisht të mbajë një takim me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian Frederica Mogherini dhe pastaj të takohet me delegacionin e Kosovës.