Takimi Cipras – Zaev, në fokus të mediave greke


Çështjet lidhur me negociatat për emrin do të jenë në agjendën e sotme midis kryeministrit të Maqedonisë dhe atij të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në Davos të Zvicrës.

Pjesëmarrja e këtillë e dy kryeministrave, madje janë tema kryesore në mediat greke gjatë 24 orëve të kaluara.
“Sot takimi vendimtar Cipras- Zaev”, “Propozimet e Nimicit në takimin Cipras- Zaev”, “Momenti i së vërtetës për çështjen e Shkupit”…janë vetëm disa nga titujt në mediat greke në paralajmërimin dhe analizat e takimit të sotëm mes dy kryeministrave në margjinat e forumit.