Takim Gruevski – Zaev


Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, në një prononcim për media, tha se në takimin e mbrëmshëm me presidentin Gjorge Ivanov kanë biseduar për atë që duhet që të qetësohen të dyja palët. Ai tha se edhe presidentit Ivanov i ka bërë me dije qëndrimin e tij, që është kundërt këtyre arrestimeve dhe gjithashtu tha se të njëjtën që e ka deklaruar në konferencën e djeshme e ka thënë edhe para Ivanov.
Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev vlerësoi se nuk duhet të komentoj takimin e djeshëm me Gruevskin.
“Nuk dua ti komentoj vendimet e gjyqit, unë i dedikohem aspektit politik, për arsye se jam politikan dhe besoj që në Maqedoni patjetër të sundoj drejtësia, por të kujdesemi dhe për perspektivën e shtetit”, deklaroi Zaev.