Tahiri: Marrëveshja Greqi-Maqedoni nuk përmban asnjë element shqiptar


Profesori universitar dhe analisti Sefer Tahiri e konsideron të rëndësishme marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. Mirëpo në debatin enë Tv 21, Tahiri nuk ka lënë pa përmendur faktin se në këtë marrëveshje askund nuk përmenden shqiptarë.

“Në këtë marrëveshje në asnjë element nuk përmenden shqiptarët. Nuk përmenden shqiptarët në kuptimin që janë pjesë e këtij shteti dhe nuk përmendet ndonjë segment i cili do t’i identifikonte shqiptarët si pjesë konstituive, si pjesë e preambulës së Kushtetutës”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, kjo ndoshta nuk është bë me ndonjë qëllim ose prapavijë, por këtë moment së paku faktori politik shqiptar që është në qeveri patjetër do të duhej ta adresonte.

Share