Sulmuesi i Selës në rrezik jete, pasi u alivanos në gjykatë


Aleksandar Janevski-Toshta, njëri nga sulmuesit e Zijadin Selës, ka humbur sot vetëdijen në gjykatë, transmeton Gazeta Lajm. Ai është dërguar me ambulancë në spital, pasi gjykatësja e ka njoftuar se do të gjykohet për tentim vrasje të Selës, Janevski tha: “Pse më gjykoni për tentim vrasje kur dihet se kush ka bë telefonatë nga lart. Më gjykoni sepse jam ndër themeluesit e VMRO-së”.
Për momentin mediumet maqedonase njoftojnë se Toshta gjendet në rrezik jete dhe se mjekët po mundohen ta reanimojnë në spitalin “8 Shtatori”. Ai është pranuar në spital me tension mbi 200, kurse vuan nga diabeti dhe ka të vendosur stent.

Video duke dërguar Janevskin në spital kliko KËTU.