Sulmohet një vajzë dhjetëvjeçare me thikë në Tetovë


Një vajzë e moshës dhjetë vjeçare është sulmuar me thikë gjatë ditës së djeshme në Tetovë.
Rastin në polici e ka denoncuar babai i vajzës, i cili ka thënë se dje rreth orës 17.00, vajza e tij 10 vjeçare, është sulmuar nga një person mashkull, i cili i është afruar vajzës dhe me thikë dhe i ka shkaktuar disa të prera. Pasi sulmuesi është goditur nga vajza, i njëjti ka braktisur vendin e ngjarjes.
I njëjti person sipas rrëfimit të vajzës edhe dy ditë më parë e ka sulmuar në shtëpi, duke e prekur në pjesët e trupit.
Pas masave të ndërmarra policia ka ndaluar 33-vjeçarin M.B nga Tetova, i cili dyshohet se e ka sulmuar vajzën.
Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.