“Sulmohet” me ngjyra selia e VMRO – DPMNE-së


Persona të panjohur kanë hedhur ngjyrë tek selia e partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, pas protestave të mbrëmshme. Akoma nuk dihet se kush qëndron pas këtij sulmi. VMRO -DPMNE ka reaguar pas këtij akti.
VMRO-ja vlerëson se sulmi me ngjyrë ndaj objektit të saj është një akt dhune dhe vandalizmi.
Sekretari i përgjithshëm i partisë, Igor Janushev ka mbajtur një konferencë për gazetarë në orët e mbrëmjes, ku ka deklaruar se përgjegjësia për këto akte bie mbi strukturat shtetërore.
Ai ka thënë se një kohë të gjatë strukturat parashtetërore të kontrulluara nga partia në pushtet janë duke orkestruar një fushatë për të denigruar përpjekjen e VMRO-së për të demaskuar “kapitullimin e Zaevit pas nënshkrimit të marrëveshjes për emrin”.
“VMRO-DPMNE ka të dhëna të sakta në lidhje me operativët e strukturave të policisë që financohen për të nxitur dhunë. Këtu përfshihen individë nga udhëheqja e LSDM-së. Të gjithë kësaj dhe parapriu nga një takim në një nga kafenetë ku njerëzit nga LSDM, shihen në shoqërinë e njerëzve me bagazh të rëndë të veprave penale. Kjo është fytyra e vërtetë diktatoriale e Zoran Zaevit. Në duart e tij është policia, gjyqësori dhe të gjitha mekanizmat për të ndaluar gjithçka dhe për të zbuluar autorët”, ka deklaruar ndër të tjera Janushev