Sulejman Rexhepi: Muhamed Zekiri duhet të ishte në burg


Lufta e ashpër mes deputetit të LSDM-së, Muhamed Zekirit dhe kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepit ka vazhduar edhe më tej. Pasi deputeti i LSDM-së, Zekiri ngriti shumë pyetje në sallën e Kuvendit se pse shteti lejon që Reis Ulema Rexhepi të mos preket nga asnjë qeveri duke keqpërdor edhe bashkësinë fetare, shkruan TS.
Zekiri akuzoi Reis Uelma Efendi Rexhepin se ai merr nga 500 euro para për vizat në Haxh, e derisa vizat janë falas.
“Çmimi i vizave është 500 euro. A ka hyrë ndonjëherë në BFI Inspektorati i Punës që të kontrollojë nëse u paguhen imamëve pensioni invalidor. Edhe Policia Financiare a do të hyjë të kontrollojë se si menaxhohet BFI”, tha Zekiri.
Menjëherë ka qenë reagimi i Efendi Rexhepit i cili ka thënë se deputeti i LSDM-së Zekiri është dashur të jetë në burg, pasi sipas tij ai ia ka falur dënimin që kur punonte në Alsat dhe ka shpifur kunder tij.
“Unë kam një faj. Unë kur kam paditur atë në gjyq kur ai punonte në Alsat-M, ngrita aktpadi për shpifje, dhe ai është i dënuar penalisht me 1 vit burg. Ai person ka pasur të paguaj dëmshpërblim prej 300 mijë eurove për autoritetin tim që ka shpifur ndaj meje, por mi lëshoi ca njerëz dhe për hatër unë e fala. Ky është gabimi im, që e kam falur. Ky person kishte qenë shumë “teknefez” në kondicion. Shumë pak kohë derisa ishte në TV u pati përmirësuar, më ftonte në emisione e më pastaj u largua edhe nga struktura kombëtare edhe nga ajo fetare. Ai mund të jetë qytetar i Maqedonisë, por nuk është i joni. Unë nuk kërkoj nga askush që të më tolerojë mbi ligjin, sepse atë punë asnjëherë nuk e veproj, ajo që është ligj është ligj, ajo është e drejtë. Ligjin diskriminues e sulmoj, mirëpo e respektoj derisa të hiqet nga ajo. Qëndrimet tona janë shumë transparente” është shprehur H.Sulejman Ef. Rexhepi./TS/