Stoltenberg takon Ivanovin


Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov nisi takimet e sotme.

Presidenti gjatë takimit ka theksuar se Maqedonia është e përkushtuar në promovimin e paqes dhe stabilitetit dhe kontribuon për sigurinë brenda dhe jashtë rajonit tonë.

Ivanov ka theksuar se Maqedonia në vazhdimësi tregon se është partner i besueshëm dhe aleat strategjik i NATO-s, duke shtuar se në vitin 2008-të Maqedonia i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në NATO dhe gjithë këto vite aktivisht ka kontribuuar në misionet ndërkombëtare paqësore dhe e meriton anëtarësimin në NATO pa kushte plotësuese.

“Besoj që vendi i vërtetë i Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe NATO. DO të vazhdoj që t’i përkrah qëllimet tona strategjike. Por, BE dhe NATO në asnjë rast nuk guxojnë që të jenë alibi për marrëveshje të keqe”, ka porositur presidenti Ivanov.

Njeriu i parë i Aleancës, krahas me Ivanovin, duhet të ketë takime edhe me kryeministrin Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, si dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe me përfaqësues të tjerë lartë zyrtarë. Stoltenberg në Kuvend do të ketë takime edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickovski

Pas takimit të kryeministrit Zaev dhe Stoltenberg është paralajmëruar pres-konferencë.

Krahas aktiviteteve thera dhe takimeve, sekretari i përgjithshëm do ta vizitojë edhe Stajkovcin ku në vitin 2016 ushtarë dhe pajisje të NATO-s ishin angazhuar për tejkalimin e pasojave nga vërshimet. Stoltenberg do ta vizitojë edhe kazermën Ilinden ku do të merr pjesë në ushtrimin demonstrues  të pjesëtarëve të forcave speciale.

Në kazermën e Ilindenit janë paraparë deklarata për mediat nga Stoltenberg dhe Shekerinska.

Në vigjilje të referendumit, në Shkup sot janë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgur, Zhan Aselbron, ndërsa deri në fund të juavës vijnë edhe kancelarët e Gjermanisë dhe të Austrisë, Angela Merkel dhe Sebastian Kurc.