Stoltenberg: Qeveria e re në Shkup tregon gatishmëri për fleksibilitet


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot ka bërë thirrje për fleksibilitet në negociatat për emrin e Maqedonisë.

“Në vitin 2008 në Bukuresht kemi vendosur t’i bëjmë ftesë Maqedonisë në NATO, sapo Shkupi të zgjidh kontestin për emrin në mënyrë të pranueshme për të dyja palët. Deri më tani nuk ka qenë e mundur arritja e zgjidhjes. Shpresoj se iniciativat aktuale do të sjellin një zgjidhje të tillë. Qeveria e re në Shkup tregon gatishmëri për fleksibilitet. Dua të jem shumë i vëmendshëm periudhën vijuese për atë se a do të arrihet pajtueshmëri, sepse ajo shumë vite është çështje të hapura. Bëj thirrje për fleksibilitet”, ka thënë Stoltenberg.