Stoltenberg: Hyrja në NATO nënkupton se 29 shtete angazhohen për t’ju mbrojtur


Vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Maqedoninë e Veriut dërgon sinjal të qartë – Aleanca është e gatshme t’i dëshirojë mirëseardhje vendit në familjen euroatlantike.

Kjo është porosia që e dërgoi Stoltenberg në intervistën për MIA dhënë para vizitës në Shkup ku do të mbahet takimi i ambasadorëve të vendeve anëtare të Aleancës.

Thotë se me padurim pret përsëri të vizitojë Shkupin dhe ka porositur se ratifikimi i protokollit aderues mirë po përparon. Në intervistën për MIA, Stoltenberg madje flet edhe mbi mundësitë disa vende të mos e ratifikojnë protokollin, ndërsa sipas tij anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të kontribuojë në sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe të mbarë rajonit euroatlantik.

Në takimin e Këshillit euroatlantik pret të bisedohet për integrimin e vendit në NATO por edhe progresin e reformave, atyre në sferën e gjyqësisë. Stoltenberg flet edhe për rëndësinë e pjesëmarrjes së Maqedonisë së Veriut në takimet e Aleancës por edhe zhvillimin e mëtutjeshëm të ngjarjeve në kontestin mes Beogradit dhe Prishtinës.

Udhëtoni në Shkup ku më dy qershor do të mbahet Këshilli Veriatlantik i NATO-s i cili është shkaku i kësaj ngjarje dhe cilat tema do të diskutohen në këtë mbledhje?

Me padurim pres përsëri të vizitojë Shkupin, këtë herë me Këshillin Veriatlantik, ato janë 29-të ambasadorët  të të gjitha shteteve aleate të NATO-s. Vizita jonë në Maqedoninë e Veriut dërgon sinjal të qartë- Aleanca është e gatshme t’i dëshirojë mirëseardhje vendit në familjen e NATO-s.

Në shkurt e kemi nënshkruar protokollin aderues. Ky ka qenë moment historik për vendin tuaj dhe Aleancën. Tani Maqedonia e Veriut ka vend në tavolinën e NATO-s. Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov na është bashkëngjitur në prill në përvjetorin e Aleancës, ndërsa më vonë në qershor ministrja Shekerinska përsëri do të merr pjesë në mbledhjen e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel. Me rëndësi është të vazhdohet hapi i reformave derisa bëheni gati për anëtarësim të plotfuqishëm, ndërsa ne do të vazhdojmë të ju mbështesim në këtë rrugë.

Si po përparon procesi i ratifikimit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut?

Jemi në rrugë të mirë të pranojmë Maqedoninë në NATO. Kjo është mundësuar falë angazhimit dhe guximit të liderëve në Shkup dhe Athinë të gjejnë marrëveshje për kontestin e emrit. Ratifikimi mirë po përparon dhe kur të gjithë aleatët do ta ratifikojnë protokollin, Maqedonia e Veriut do të behet anëtare e 30-të e aleancës. Anëtarësimi në NATO do të sjell siguri më të madhe dhe prosperitet për të gjithë njerëzit në Maqedoninë e Veriut. Do të merrni pjesë në zhvillimin e politikave të NATO-s. Vota juaj do të jetë e njëjtë sa e aleatëve tjerë në sjelljen e vendimeve që duhet ta ruajnë sigurinë dhe prosperitetin e vendeve tona.  Anëtarësimi juaj në NATO do të kontribuojë në sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe të mbarë rajonit euroatlantik. Kjo tregon se puna, reformat dhe angazhimi janë shpaguar dhe se dyert e NATO-s mbeten të hapura.

A prisni probleme në procesin, veçmas në raportin lidhur me Turqinë e cila formulonte kushte lidhur me ratifikimin dhe a keni porosi për këtë çështje?

Procesi i aderimit tani është selitë e 29-të shteteve, ku protokolli do të ratifikohet konform procedurave kombëtare dhe ligjet vendore. Disa vende veçmë e kanë ratifikuar. Siç thash, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s, pasi aleatët do ta ratifikojnë protokollin aderues. Nuk mund të them saktë sa do të zgjas procesi, për Malin e Zi ka qenë i nevojshëm një vit.

Maqedonia e Veriut veçmë ka marrë pjesë në disa takime të Aleancës, cila është vlera e pjesëmarrjes për NATO-n?

Çdo aleat, pa dallim të madhësisë, kontribuon për Aleancën dhe ka votën identike në vendimet e NATO-s. Ne veç bashkëpunojmë nga afër. Fuqishëm kontribuoni për stabilitetin e rajonit në Ballkanin Perëndimor, ushtritë tona bashkë shërbejnë në Kosovë dhe Afganistan, ne jemi shumë mirënjohës për kontributin e Maqedonisë së Veriut në paqen dhe stabilitetin. Ta kemi Maqedoninë e Veriut anëtare të ardhshme në NATO është më shumë se dhënia e një karrige në tavolinë. Bëhet fjalë për forcim të Aleancës dhe forcim të sigurisë rajonale. Vendet e Ballkanit Perëndimor të cilët i janë bashkëngjitur NATO-s u bënë eksportues të stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Ballkan Perëndimor stabil është në interes tonë. Bashkëngjitja në NATO nënkupton se Maqedonia e Veriut nuk është e vetme. Keni 29 vende tjera të cilët angazhohen të ju mbrojnë. Ky është përcaktimi të cilën një vend mund t’ia jep një tjetrës: një për të gjithë, të gjithë për një.

Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës mbetet i bllokuar ku dhe më tej diskutohet për këmbim të territoreve dhe ndarjeve, a ka NATO qëndrim për këtë çështje dhe nëse ndarja do të thotë rrezik të sigurisë?

NATO e mbështet normalizimin e procesit mes Prishtinës dhe Beogradit përmes dialogut të cilin e sponsorizon BE. Kjo është mënyra e vetme të arrihet zgjidhje afatgjate politike për rajonin dhe me rëndësi është kjo të vazhdojë. Nuk mund të ketë perspektivë të vërtetë për të ardhme më të mirë të Ballkanit pa respektim të plotë të të drejtave të njeriut dhe të drejtave të bashkësive. Për NATO-n njëzet vite është prioritet stabiliteti dhe paqja në Kosovë. Mandati i Kombeve të Bashkuara për misionin tonë paqësor, KFOR-in, mbetet i pandryshuar. Do të vazhdojmë të sigurojmë mjedis të sigurt në Kosovë për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë.