Stevo Pendarovski kandidati i përbashkët presidencial i LSDM-së dhe BDI-së


Stevo Pendarovski është kandidati i përbashkët presidencial, njoftoi kryeministri Zoran Zaev pas takimit të sotëm me partitë nga koalcioni  i kryesuar nga LSDM-ja dhe koalcioni qeveritar dhe të gjithë përkrahësit e konceptit për kandidat të përbashkët për president të shtetit.

“U bashkuam sërish të gjithë maqedonas, shqiptarë, serbë, turq, vllehë, romë, boshnjakë dhe të gjithë të tjerët. Për herë të parë në hitorinë e vendit tonë  etnitete të ndryshme  qëndrojnë pas Stevo Pendarovskit”, deklaroi kryministri.

“Pendarovski  para shumë kohësh vendosi që të shkojë përpara dhe të na prijë. Vendosi të  jetë lokomotiva. Një falënderim të madh për kandidiatët e tjerë, ministrat e qeverisë që treguan madhështi dhe e përkrahën kandidatin mbipartiak. Rroftë uniteti ynë. Rroftë shoqëria jonë e përbashkët. Ky është një vendim historik. Stevo Pendarovski do të jetë president i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, theksoi Zaev.

Theksoi se sonte 31 parti politike së bashku u bashkuan dhe treguan se  interesat kombëtare janë mbi ato partiake.