Stabilizohet gjendja shëndetësore e foshnjes që u soll e rrahur në spital


Gjendja shëndetësore e foshnjes 14-muajshe, e cila para dy ditëve nga nëna e saj u soll në Qendrën për Urgjencë me lëndimetrupore, është relative dhe stabile, informojnë nga Klinikapër Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv.

Nga Klinika shtojnë se foshnjamerr frymë dhe nuk është në aparate, por akoma ka rrezik për jetë. Foshnja ka thyerje dhe lëndime tjera trupore.

Në ndërkohë policia po vazhdon të hetojë rastin dhe të zbulojë se nga kush është rrahur foshnja./albeu