“Specialja” flet për “Monstrën”


Prokuroria Speciale ende nuk ka vendosur nëse do t’i marrë kompetencat e rastit Monstra. E pyetur nga gazetarët nëse në seancën e ardhshme të rastit Monstra do t’i qasen kësaj lënde pasi që avokatët herën e kaluar bënë thirrje të tillë, prokurorja Katica Janeva insistonte se për këtë temë do të ketë përgjigje së shpejti. Ajo tha se në raportin e rregullt të 15 marsit do të shkruhet edhe për këtë rast dhe veprimet që i kanë marrë ata lidhur me të. Por, Janeva nuk ishte e qartë se a do ta marrë ose jo Monstrën, ose a do t’i dorëzojë provat që i kanë në prokurorinë e rregullt publike. /SHENJA/