Spasovski: Shoferi i aksidentit të autobusit merr kërcënime, ndërmerren masa për mbrojtje


Shoferi i autobusit, i cili para dy javëve u përmbys në rrugën Shkup – Tetovë me ç’rast humbën jetën 14 persona, ndërsa 37 u lënduan, merr kërcënime për jetën e tij, ndërsa Ministria  e Punëve të Brendshme ndërmerr masa për mbrojtjen e tij si pjesë e procedurës, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ai pret që Prokuroria publike për një kohë shumë të shkurtër të tregojë shkakun konkret për aksidentin për çka janë mbledhur shumë materiale, ndërsa ekspertizat janë nga fundi.

“Punojmë ende në lidhje me rastin sipas urdhrave që i marrim nga Prokuroria publike. Shumë materiale janë grumbulluar, ekspertizat janë nga fundi dhe pres që PP për një kohë shumë të shkurtër të dalë me shkakun konkret lidhur me ngjarjen. Është e saktë se shoferi merr kërcënime për jetën e tij. Kërcënohet dhe për këtë ndërmarrim masa për mbrojtjen e tij sepse edhe kjo është pjesë e kësaj procedure. Është me rëndësi që t’i mbrojmë të gjithë”, deklaroi Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të projektit “Zona parkimi të sigurta familjare”.

Për aksidentin që ndodhi më 13 shkurt Prokuroria paralajmërim vendim rreth sigurimit të të gjitha dëshmive, dokumentimin e plotë relevant, protokollet e autopsisë, dokumentacionin mjekësor për lëndimet e udhëtarëve tjerë, raportet për ekspertizat e urdhëruara, hetimet e shoferit, të udhëtarëve në autobus dhe të dëshmitarëve okularë në ngjarje.

Me urdhër të prokurorisë ekspertizë të hollësishme teknike e autobusit kryen Fakulteti i Makinerisë në Shkup, ndërsa rezultat të ekspertizës dhe mendim duhet të sigurojë edhe Byroja për ekspertiza ligjore. Nga kompania “Durmo turs” pronari i autobusit është kërkuar dokumentacion i plotë për lejet që i posedon për transporton publik, mirëmbajtjen e automjeteve, numrin e udhëtarëve dhe biletat e shitura, si dhe të dhënat për orarin e punës dhe relacionet që i ka kaluar shoferi në ditën kritike.