Spasovski: Po i ndihmojmë kolegët nga Kosova për kërkimin e policëve


Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, është pyetur sot për angazhimin e palës maqedonase për kërkimin e dy policëve nga Kosova që janë zhdukur në aksidentin e ndodhur para pesë ditësh në lumin Lepenc. Spasovski ka shpjeguar se po punojnë së bashku me kolegët e Kosovës, të cilëve po ju ofrojmë ndihmë lidhur për këtë aksion, raporton Tv SHENJA.

“Kanë punuar grupe të përbashkëta, normalisht këtë procedurë e kanë udhëhequr policia kosovare. Ne po qëndrojmë si logjistikë në çdo moment kur do të kërkojnë çfarëdolloj ndihme. Në këtë pjesë siç e dini janë aktivizuar edhe njësitet speciale. Megjithatë, edhe më tej kërkimi nuk është dukë dhënë rezultate, as nga pala kosovare, as këtu tek ne. Punojnë në vazhdimësi në çdo moment kur kanë nevojë për atë”. /SHENJA/