Spasovski: Klubet e natës janë vende për festë, por duhet të jenë të sigurta


“Policia nuk ka përdorur aspak forcë, ndërsa aksioni është realizuar sipas parimeve dhe rregullave”, ka shkruar në Facebook ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në lidhje me aksionin e së shtunës në disa klube të natës., transeton Koha.

Ai ju bëri thirrje qytaterëve që të paraqesin në MPB sjelljet joadekuate të policisë.

“Mes mysafirëve të ndershëm kishte edhe të atillë që ishin joligjërisht të armatosur, të cilët posedonin lëndë narkotike, të cilët sulmuan policinë dhe refuzuan të sillen sipas urdhrave policore. Klubet e natës janë vende për festë, por duhet të jenë të sigurta, ndërsa ligjet vlejnë për të gjithë njëjtë”, ka shkruar Spasovski.

Përndryshe, policia në mbrëmjen e së shtunës ka kryer kontrolle në disa klube të natës, ndërsa ka arrestuar edhe dy persona.