Sot përfundon rekonstruimi i Qeverisë?


Kryeministri Zoran Zaev edhe njëherë është rikthyer dhe është shprehur në lidhje me rekonstruimin qeveritar dhe konsolidimin e shumicës parlamentare. Pas takimit me ministrin gjerman të shtetit Roth, kryeministri Zaev deklaroi se sot me anë të linjës telefonike do të bisedon me partitë parlamentare të cilëve u ka dhënë ofertë për koalicionim në kabinetin qeveritar.

Propozimet janë të vlefshme për tu menduar, pres përgjigjen nga ana e tyre. Mbrëmë jam dëgjuar me një nga liderët e këtyre grupeve parlamentare. Sot kam si qëllim ti marr në telefon, sepse dua që të rris shumicën parlamentare”, tha Zaev.

Si kandidat më kryesorë sipas informatave jozyrtare janë kyçja e Besës krahut të Gashit por edhe të partisë së Menduh Thaçit i cili në paraqitjen e fundit në opinion para rreth një muaji tha se bisedimet për këtë temë janë në fund dhe pritjet e tij janë që partia që ai drejton së shpejti të bëhet pjesë e kabinetit qeveritar.