Sot në Selanik do të vendoset për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit


Këshilli Penal nga Departamenti për Krim të Organizuar pranë Gjykatës Penale akoma vepron në kërkesën për ekstradim të ish-shefit të Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujovski dhe të punësuarit në DSK, Nikolla Boshkovski.

Sot në Selanik në orën dhjetë (sipas orarit grek) duhet të vazhdojë gjykimi për kërkesën e ekstradimit të Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit, sipas ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në lëndë penale, kërkesa për ekstradim dhe dokumentet e nevojshme dorëzohen në afat i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 40 ditë.

Ndërkohë Grujevski dhe Boshkovski mbesin në paraburgim ekstradues. Ata dy herë u nxorën para Gjykatës në Selanik për shkak të posedimit të dokumenteve të rrejshme të udhëtimit, por gjykimi ishte anuluar për shkak të mungesës së njërit prej të akuzuarve të tjerë që gjykohen për këtë rast.

Gjatë marrjes në pyetje ata kanë hudhur poshtë gjitha akuzat dhe kanë kërkuar të mos ekstradohem, pasi nëse kthehen në Maqedoni, jeta e tyre do të jetë në rrezik”, shkruajnë mediat greke.

Ndërkaq avokati Kostas Haxijoanu këtë kërkesë e ka mbështetur me konfirmimin se Grujovski dhe Boshkovski në Maqedoni janë në rrezik nga kërcënimet e organeve e rendit.

Ish drejtori i Drejtorisë së Pestë të DSK-së Goran Grujovski dhe bashkëpunëtori i tij Nikolla Boshkovski, akuzohen për përgjim të paligjshëm të mijëra qytetarëve nëpërmjet sistemit të MPB-së dhe për shkatërrimin e pajisjeve dhe dokumenteve ku figuron keqpërdorimi. Grujovski është i akuzuari kryesor për përgjimin dhe shkatërrimin e të dhënave dhe pajisjeve për përgjim, ndërsa Boshkovski llogaritet si ekzekutuesi i urdhrave të tij.

Për ekstradim në Greqi, vendos këshilli që përbëhet prej dy gjykatësve dhe një prokuror, më seancë të hapur, përveç nëse nuk dorëzohet kërkesë që dëgjimi të bëhet pas dyerve të mbyllura.