Sot në Maqedoni temperaturat do të arrijnë deri 33 gradë


Sot në Maqedoni do të kemi mot me diell, pasdite do të ketë reshje tëshiut, posaçërisht në pjesët lindore.  Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 19 gradë, ndërsa e ditës prej 27 deri në 33 gradë.

Deri të premten do të vazhdojë të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Të premten në orët e pasdites do të ketë reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima, posaçërisht në lindje dhe pjesët malore. Gjatë fundjavës në disa vende moti do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore që do të shkaktojë rënie të temperaturave për disa gradë.