“Sopoti”, Ramadani: Policia më kërcënoi se do të më zhduk pa gjurmë


Dëshmitari në rastin “Sopoti”, Bajram Ramadani, deklaroi sot se është se dëshmia e tij e parë për këtë lëndë është marr me dhunë dhe pohoi se gjatë marrjes së dëshmisë është kërcënuar nga policia se do të zhduket nëse nuk dëshmon kundër. Para gjykatësve Bajrami rrëfehu se si është kidnapuar nga polica e vendit më 23 qershor të 2013-tës. Bajrami theksoi se dëshmia e tij.

“Nuk e mbaj mend se çfarë dëshmie kam dhënë dhe kam nënshkruar. Për herë të parë e pash para disa muajsh në prokurorinë speciale”, shprehet Ramadan Bajrami.

Ky rast është nga viti 2003, kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë humbën jetën, pasi që një automjet terreni i NATO-s shkeli në minë. Në këtë rast dhjetë persona janë dënuar për terrorizëm. Ata ngarkohen se kanë vendosur mjet shpërthyes në rrugën lokale Sushevë-Sopot.

Prokuroria Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në korrik të këtij vitit ia ka dorëzuar lëndën “Sopot” PSP-së, pasi që në opinion u publikuan bisedime të funksionarëve qeveritarë të ndërlidhur me këtë rast.