Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO


Kuvendi i Republikës së Sllovenisë sot në seancë të jashtëzakonshme e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Me këtë, Sllovenia u bë vendi i dytë anëtar i Aleancës, e cila pas Greqisë, e ratifikoi Protokollin për anëtarësim në NATO.

Në seancën para votimit fjalim pati presidenti i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili e kryesoi delegacionin e Parlamentit të Maqedonisë për vizitë pune në Lubjanë. U falënderua në emër të Kuvendit dhe qytetarëve të Maqedonisë dhe theksoi se me këtë akt u konfirmua marrëdhënia miqësore dhe parimore drejtë qytetarëve të vendit tonë.

Sipas Xhaferit, edhe një herë u tregua se mes dy shteteve nuk ka çështje të hapura dhe probleme. E theksoi rolin e dy parlamenteve, të cilat në dy dekadat, tha, ndërtuan marrëdhënie intensive bilaterale në nivel të presidentëve dhe në nivel të trupave punues, komisioneve dhe administratës, ndërsa janë realizuar edhe shumë tuining projekte.

Në fjalimin e tij foli për gjendjen në Maqedoni, për ndryshimet e miratuara kushtetuese në bazë të Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, me çka, siç tha, u tejkalua kontesti rreth emrit kushtetues që e bllokonte Maqedoninë që të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe BE-së. Sipas Xhaferit, nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës dhe miratimi i saj në parlamentet kombëtare është i ashtuquajtur vin-vin, të gjithë jemi fitues dhe humbës. Shfaqi shpresë se deri në fund të këtij viti Protokolli do të miratohet nga Parlamentet e të gjitha 29 vendeve anëtare të NATO-s. Xhaferi pret që këtë vit të marrim edhe datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Në fjalimin para deputetëve sllovenë Xhaferi konstatoi se marrëdhëniet bilaterale mes të dyja vendeve janë shumë të mira, në të gjitha sferat, por ngecin mbrapa marrëdhëniet ekonomike duke pasur parasysh, nënvizoi, mundësitë dhe interesin për bashkëpunim nga të dyja ekonomitë.

Sipas paralajmërimeve nga Shqipëria, të enjten Protokolli për anëtarësim duhet të ratifikohet edhe nga Parlamenti shqiptar. Mediat shqiptare lajmëruan se Protokolli për anëtarësim të Maqedonisë në NATO tashmë ka marrë dritë jeshile dhe se të enjten është caktuar seancë e Parlamentit.