Skandali i KSHZ-së test i rëndësishëm, a do ta kalojë me sukses Qeveria e Maqedonisë?


Komisioni Shetëror Zgjedhor i Maqedonisë i cili gjatë ditëve të fundit ka qenë në cak të sulmeve të opinionin të cilat erdhën pasdeklaratës së ambasadorit të SHBA-së, Xhes Bejli, sipas gazetarëve, analistëve dhe pjesëtarëve të Qeverisë së Maqedonisë,Kristina Ozimec, Sefer Tahiri dhe Branimir Jovanoviç janë test i rëndësishëm që i bëhet Qeverisë së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, shkruan Portalb.mk.

Krahas kësaj gazetarja Kristina Ozimec vlerësoi se skandali i KSHZ-së paraqet shenjë se VMRO-DPMNE-ja nuk është problemi kryesor i Maqedonisë, por sistemi politik i cili paraprihet nga mentaliteti i dobët dhe sjellja joetike e funskionarëve shtetëror dhe qytetarëve të Maqedonisë.

“Porositë e dërguara deri te KSHZ nuk janë vetëm për të, apo për Dumën dhe Srcev, realisht tërë shoqëria jonë sillet sikur KSHZ-ja. Ajo është simbolikë për gjithçka çfarë nuk vlen në mentalitetin tonë, se kur bëhet fjalë për thithje nga shteti është njëjtë te pjesa dërmuese e përfaqësuesve politik, pa dallim të religjionit dhe kombësisë. Është pasqyra jonë. Edhe deputetët të cilët duan pagesa rrugore, po ashtu janë pasqyra jonë. Shpesh herë duan ta mashtrojnë shtetin për përfitime personale e cila është legale por shpesh herë edhe ilegale. KSHZ jemi ne. E vërteta që nuk duam ta dëgjojmë është se problemi kryesor nuk ka qenë VMRO-ja, por të gjithë ne, mentaliteti ynë, dhe për të ndryshuar shteti duhet të ndryshohet mentaliteti ynë, në të kundërtën do të shkojmë në falimentim”, tha Ozimec.

Ndërkaq, ish-gazetari Sefer Tahiri vlerësoi se zgjedhjet “Pushteti vlerësohet në mbarëvatjen e proceseve zgjedhore, por puna e Komisionitn Shtetëror Zgjedhor është test serioz i pushtetit”, tha Seferi.

Ndërkaq pjesëtari i Ministrisë së Financave ka vlerësuar se rasti i KSHZ-së është shenjë se si Qeveri ne nuk kemi marrë mësimin.

“Kot mundohemi të ulim harxhimet joproduktive të buxhetit, kot mundohemi të plasojmë fotografi se gjoja sillemi në mënyrë të përgjegjshme me paratë e qytetarëve, sepse kur paraqitet diçka e tillë shkatërron gjithçka. Dhe sa mendon se ne e morëm mësimin, menjëherë del një rast tjetër”, tha Jovanoviq.