Skandal! Ish-zyrtari i policisë i dërgon foto nudo 20-vjeçares, Berisha denoncon skandalin në Facebook! (Foto)


Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar së fundmi një ish-zyrtar të policis i cili i dërgonte foto nudo dhe mesazhe një vajze 20-vjeçare.

Berisha ka publikuar mesazhin e vajzës e cila i ka shkruar se prej kohësh është përndjekur nga një ish-punonjës policie, i quajtur Bajram Qarri.

E reja tregon se ka shkuar në polici për të bërë denoncimin, por pasi policia ka mësuar se për kë bëhet fjalë nuk i ka marrë fare denoncimin asaj.

Nga fotot e Qarrit në Facebook shihet që ai ka dalë edhe me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin.

Denoncimi i Berishës:

Shikoni si mbrojne cubin siçilist, qe dergon foto lakuriq ne facebook-un e nje vajze, narko-horrat me uniforme te Edvinit!

Lexoni mesazhin, shikoni fotot qe dergon qytetarja dixhitale. sb

“mirdita zoti Doktor, un qe po te shkruaj jam nje vajze nga Shkodra 20 vjece. dua te denoncoj nje shtetas me emrin Bajram Qarri i cili me ka ngacmuar dhe ndjekur rregullisht neper Shkoder, arriti te me gjej dhe facebook-un timin dhe te me dergoje foto nudo te tijat. un me ti marr keto foto vajta ta denoncoja tek komisariati i policis Shkoder, ne momentin qe hyra tek porta kerkova nje punonjes policie per te bere kallxim,pasi e njoftuan nje oficer policie dhe mora kontakt me ate duke ja treguar per shqetsimin qe kisha. por ne moment sa mori vesht per rastin dhe personin per ke bente fjale,hasa ne nje menefregisem dhe neglizhenc sa arriti oficeri i policise te me thoje qe mos ben kallxim sepse je vajz e re dhe do te dalin emri ne televizor dhe esht turp.un u largova nga policia dhe tani po te shkruaj ty sepse personi qe behet fjali shtetasi Bajram Qarri esht nje ish-punonjes policie i cili e gezon statusin e ushtarakut nga taksapaguesit, ishte ky person qe lajmeroj ish koleget e vet qe te me nxirrshin jasht nga komisariati,ky person vazhdon te me beje presion pasi thot qe un jam njeri i shtetit dhe i qeveris ne pushtet partis socialiste dhe kam force te te bej cdo gje, zoti Berisha un po ti dergoj ca foto ku mi ka derguar ky ish-polic dhe militant i partis socialiste ne shkoder,ku shihet me drejtues te lart te partis PS.ju faleminderit”./Albanian Free Press Online/