Skadon afati i regjistrimit në DAP


Të gjithë tatimpaguesit që ende nuk janë regjistruar në sistemin elektronik të deklarimit të tatimit vetëm edhe sot munden ta bëjnë të njejtën. Zyrat rajonale të DAP-it, regjistrimin elektronik do ta bëjë deri më 31 Dhjetor gjegjësisht sot deri në ora 16 e 30 minuta në të gjitha zyrat rajonale.

Megjithatë nuk dihet nëse do të ketë vazhdim të afatit, nëse eventualisht mbeten qytetarë të cilët kanë pasur detyrim ligjor, dhe që deri në afatin e fundit nuk janë regjistruar në sistemin elektronik.

Rregullat e reja të DAP-it parashohin që të gjithë personat fizikë që kanë fituar të ardhura gjatë vitit, do të duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike në DAP, në sistemin e ri E-tatimi personal deri në fund të vitit. Nga ky detyrim janë liruar vetëm pensionistët që marrin vetëm pension. Të gjithë do të duhet të kenë adresa elektronike te të cilat, pasi të regjistrohen, do të marrin një kërkesë që duhet ta dorëzojnë në zyrat e DAP-it, e cila pastaj do ti konfirmojë të dhënat.