Sistemimi i administratorëve, heshtje në Sekretariat


Sekretariati për Implementimin e MO-së ende po punon në përgatitjen e planit për shpërndarjen e administratoreve. Edhe pas deklaratës së Ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mancevski, i cili tha se javëve të ardhshme do të sistemohen administratorët e papunë, nga Sekretariati për Zbatimin e MO-së nuk pranuan të përgjigjen nëse kanë kontaktuar me të gjithë administratorët dhe nëse të njëjtit shfaqin interesim që pas më shumë se 1 dekade të fillojnë me punë.

Nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit thonë se nuk kanë informata në lidhje me atë se sa nga 1600 nëpunësit shtetërorë, do të pranojnë që të kthehen në vendet e tyre të punës që do u caktohen pas përfundimit të planit të shpërndarjes së administratoreve. Të njëjtit janë në dijeni gati se gjysma e administratoreve tani më kanë gjetur një punë dytësore, që është më profitabile se sa të punosh në administratën shtetërore.”

Profesori universitarë Borçe Davitkovski dyshon se administratorëve nuk do u përshtatet puna që do u caktohet. Sipas tij, kthimi i administratorëve në punë është vendim politik e jo nevojë institucionale. Davitkovski dyshon në sinkronizimin e profesionit me punën që do u caktohet administratorëve.

Sa prej tyre janë në Maqedoni, sa prej tyre janë jashtë shtetit, sa prej tyre janë para pensionit e kështu me radhë, mendoj se me kohë duhet t’i lajmërojnë të gjithë, dhe të shohin interesimin e tyre nëse duan apo jo që të kthehen në punë. Gjithsesi, ky është vendim klasik politik dhe nëse javën e ardhshme ngitet kjo procedurë, administratorët e kanë patjetër që të punësohen në sektorin publik, ndërsa për sektorë privat ende nuk kemi bazë ligjore. Këta persona do të punësohen nën diktatin politik, pra nuk do të shpërndahen në bazë të nevojës – deklaroi Borçe Davitkovski, Profesor Universitar.

Angazhimi i fundit i një pjesë të administratorëve, ishte gjatë vërshimeve në Hasabeg. Të njëjtit ishin thirr nga Sekretariati që tu dalin në ndihmë banorëve që pësuan nga vërshimet. /Alsat -M