Si kaloi Gruevski nga Shqipëria, policia jep detaje


Policia e Shtetit të Shqipërisë ka dal me qëndrim zyrtar pas lajmit se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski u “arratis” nga Shqipëria.

„Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD 1013 A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë. Në datën 11. 11. 2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka pasur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim. Interpol Shkupi në datë 13. 11. 2018, rreth orës  19:35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit .