Shumë paralajmërime por asnjë marrëveshje për rekonstriumin e Qeverisë
Partia Demokratike Shqiptare sipas paralajmërimeve të fundit me shumë mundësi do ti kyqet strukturës qeveritare me kuadrot e saj, përderisa bashkë me dy krahët e Besës (ajo e Tetovës dhe Shkupit) janë në pritje që këtë javë më në fund ti fillojnë edhe zyrtarisht negociatat me kryeministrin Zaev për këtë çështje.
Prapseprap burime për “Nezavisen” pohojnë se partia e Menduh Thaçit është në pozitë më të avancuar të bisedimeve dhe është vetëm çështje kohe kur do të zyrtarizohet marrëveshja mes PDSH-së dhe LSDM-së për hyrje në Qeveri. Siç mëson “Nezavisen” PDSH insiston që të drejtoj Ministrin e Ekonomisë, mirëpo për këtë kryeministri Zaev duhet të konsultohet me BDI-në sepse “Ekonomia” është nën dirgjimin e tyre.
Kryeministri Zaev përveç me opozitën shqiptare, duhet të takohet edhe me liderin e integristëve Ali Ahmeti me qëllim të informimit se deri ku ka arritur procesi për përbërje të re qeveritare dhe shumicë më stabile parlamentare.
Ahmeti disa herë ka theksuar se si lider i BDI-së nuk ka ndërmend të ulet në një tavolin të përbashkët të bisedimeve me opozitën shqiptare dhe ky proces duhet të rrjedh nëpërmjet kryeministrit Zaev.
Çështjen e strukturës së re qeveritare me shumë kujdes po e ndjekin dy krahët e Lëvizjes Besa. Këtë javë që të dy krahët e kësaj partie presin të takohen me kryeministrin Zaev dhe ti fillojnë bisedimet për kyqje në Qeveri. Zëdhënësi i Lëvizjes Besa krahu i Tetovës, Abdush Demiri për “Nezavisen” i vlerësoi si spekulime zërat që qarkullojnë në opnion se partia e Kasamit ka ofertë konkrete dhe pozita të rezervuara në Qeveri.
“Ka paralajmërime se këtë javë do të ketë takim mes kryetarit të Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe kryeministrit Zoran Zaev, por do të shohim kur ajo do të realizohet. Me siguri që menjëherë pasi të kemi ofertë konkrete për hyrje në Qeveri, e njejta prej organeve partiake do të analizohet dhe pastaj do të vendosim nëse e njejta është e pranueshme ose jo. Akoma nuk ka asgjë konkrete në bazë të cilës mund flasim. Informatat që janë në opinion nuk janë asgjë më tepër veçse spekulime përshkak se për momentin nuk ka bisedime zyrtare”, tha Demiri.
Me qëndrim identik edhe krahu i Shkupit i Lëvizjes Besa. Zëdhënësi Orhan Murtezani për “Nezavisen” tha se është i njohur qëndrimi i Gashit dhe deputetët e tij se në vend të parë kanë principet e jo pozitat kadrovike në Qeveri. Sipas informatave jozyrtare, Afrim Gashi është i interesuar që partia e tij të drejtoj dikasterin e Arsimit, por prapseprap ditëve në vijim do të dihen ofertat konkrete.
“Sa i përket hyrjes së Lëvizjes BESA në qeveri, komunikim dhe bisedime ka, por ato ende nuk kanë arritur të konkretizohen. Presim që gjatë ditëve në vijim të konkretizohen gjërat. Mirëpo ne para së gjithash jemi të interesuar për parimet dhe principet e bashkëqeverisjes si dhe rolin tonë në vendimmarrje, ndërsa pjesa e politikës kadrovike dhe pozicionet janë në rend të dytë. Ne nuk kemi informacion të tillë, për atë çështje do të duhet të na informojë kryeministri. Pastaj organet e partisë do të marrin vendim”, tha Murtezani.
Në rast se kryeministri Zoran Zaev vendos, në mënyrë indirekte të dy krahët e Lëvizjes Besa nuk përjashtojnë mundësinë që të ndarë ti bashkangjiten kabinetit qeveritare. Përgjigjen e kësaj pyetjeje sipas Murtezanit dhe Demirit e ka kryeministri Zoran Zaev, i cili në disa raste ka paralajmëruar rekonstruim qeveritar përshkak se nuk është i kënaqur prej rezultateve të disa ministrave, ndërsa Aleanca për Shqiptarët edhe zyrtarisht i tha “JO” Zaevit dhe do luan rolin e opozitës.
Blerim Ismaili